Zbardhet dëshmia e shoferit të autobusit që u gjetën 520 mijë euro: Janë kursime familjare

Është bërë publike dëshmia e shoferit të autobusit ku u gjetën 520 mijë euro, ku ka deklaruar se kemi të bëjmë me kursime familjare,

Ai u shpreh se paratë ishin kursime të familjes dhe se janë të ardhura të krijuara nga biznesi, madje është treguar i gatshëm të vërë në dispozicion edhe faturat.

Kujtojmë se ditën e arrestimit, shoferi i autobusit, Elidin Çela nuk ka pranuar të japë deklaratë para autoriteteve për sasinë e parave e cila u gjet ne tavanin e mjetit dhe për të cilat dyshohej se do të kalonin kontrabandë.

Çela u shpreh se pa praninë e avokatit mbrojtës, nuk do të deklaronte asgjë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *