Zbardhet dinamika, si ndodhi atentati me dy të vdekur në ‘Astir’

Autorët e vrasjes së dyfishtë në zonën e Astirit në Tiranë mendohet se i kanë ndjekur viktimat të shtunën gjatë lëvizjeve që kanë kryer pasdite, teksa deri më tani dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë 32-vjeçari Erigers Mihasi, i konsideruar nga Policia me precedentë të theksuar kriminal.

Makina tip ‘Toyota’ i është futur paralel Erigers Mihasit dhe mikut të tij Armand Dumanit, vetëm pak metra para se ata të ktheheshin për në lagjet e Astirit.

Autorët kanë vazhduar rrugën në drejtim të ish-sheshit ‘Shqiponja’.

Ndjekja dyshohet të ketë filluar që në degëzimin e mbikalimit pranë Pallatit me Shigjeta deri në zonën e njohur si “2 Rrathët”.

Plumbat kanë kapur fillimisht makinën në derën e dytë dhe më pas janë përqendruar në xhamin e derës së parë nga ana e pasagjerit ku ishte Armand Dumani, të cilat kanë qenë fatale për dy rinjtë.

Mbetjet e xhamave të makinës tip Audi vazhdonin të ishin në vendngjarje deri mesditën e kësaj të diele.

Makina e gjetur e djegur në Thumanë rezulton të jetë vjedhur jashtë vendit, ashtu si edhe targat të cilat rezultojnë se janë vjedhur në Tiranë gjatë muajit Korrik.

Kjo e bën grupin hetimor të dyshojë se atentati ka qenë përgatitur që në verë.

Ndërkohë kamera e sigurisë, e cila ndodhet në zonën ku janë regjistruar të shtënat pritet të ndihmojë hetuesit në zbardhjen e plotë të dinamikës, ndërsa hetimet janë përqendruar te përplasa e grupeve kriminale në Tiranë.

Image

/Burimi: Klantv/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *