Zbardhet dosja e SPAK/ 7 arreste me burg dhe 4 arreste shtëpie! Si funksiononte skema e abuzimit në Bashkinë e Lushnjes

Në kuadër të mega operacionit të zhvilluar ditën e sotme nga RENEA me urdhër të SPAK në Bashkinë e Lushnjes, zbardhet dosja e plotë, emrat e zyrtarëve të arrestuar, së bashku me kryebashkiakun Fatos Tushe si dhe akuzat e ngritura ndaj tyre.

Mësohet se gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në arrest shtëpie katër zyrtarë të Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë, përkatësisht Xhemal Hasko, Margartia Gjermëni, Andri Musho, Ani Simoni.

Ndërsa Fatos Tushe, Flamur Peqini, Ibrahim Lami, Bujar Murati, Gazmend Çela, Bektash Nexha, Blerta Turku janë në arrest me burg, në kuadër të operacionit të ndërmarrë nga SPAK për abuzimet me fondet publike.  Të gjithë janë zyrtarë, ndërsa Ibrahim Lami dhe Bujar Murati janë biznesmenë.

Flamur Peqini i cilësuar si “koka” e grupit që funksiononte brenda zyrave të Bashkisë, akuzohet se ka shfrytëzuar postin e tij si drejtori i Ndërmarrjes Publike në Bashkinë Lushnje, duke shkelur barazinë e pjesëmarrësve në tendera a ankande publike. Mësohet se një akuzë që rëndon ndaj të dyshuarve si të përfshirë në këtë skemë është abuzimi me tenderin me vlerë 24 milion lekë për një kanal vaditës.

Dosja e SPAK:

Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal. Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim. “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, sipas neneve 248-25, 258-25 të Kodit Penal.

Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikim i dokumenteve” kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal. Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikim i dokumenteve “kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal.

Gazmend Çela” zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal. Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal.

Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal

Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal;

Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal; ankande

Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal. Policia e Shtetit ka ekzekutuar në datën 06.07.2021 ka ekzekutuar masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata me vendimin nr.50 datë 05.07.2021.

Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikim i dokumenteve” kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal.

Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë se pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal.

Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë, dyshuar për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer ne bashkepunim.

Gjithashtu në zbatim të vendimit nr.227 dt 03.07.2021 dhe nr.229 datë 05.07.2021 Policia Gjyqësore Pranë Policisë së Shtetit ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të subjekteve të hetuar dhe të tjerë. Hetimet e procedimit penal vazhdojnë deri ne sqarimin e plotë të fakteve objekt hetimi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *