Detaje të reja janë zbardhur në lidhur me dosjen hetimore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë lidhur me sulmet kibernetike iraniane ndaj Shqipërisë.
Sulmi Kibernetik ndaj Shqipërisë, sipas Prokurorisë, kishte si qëllim të vetëm aktin kriminal për shkatërrimin e të gjithë sistemeve dhe të dhënave duke kthyer Shqipërinë dekada pas në një terr teknologjik me zero digjitalizim.
Mes të tjerash prokuroria shprehet se partnerët e Shqipërisë, si Microsoft, FBI, dhe CISA kanë ofruar mbështetje dhe kanë bashkëpunuar me ekipet shqiptare me praninë e tyre fizike në agjencinë pas sulmit në datën 15-16 korrik 2022.
Paralelisht të gjithë gjetjet dhe indikatorët e këtij sulmi konstatohet se agresioni kibernetik është një sulm shtetëror nga qeveria Iraniane. Kryesisht Ministria e Inteligjencës dhe Garda Revolucionare Islamike Iraniane.
Është përdorur teknologjia, “Proxy” për mbulimin e prejardhjes së komunikimit. Nga komunikimet e shkëputura përkohësisht kanë dalë qartë që mbrapa këtij sulmi fshiheshin IP iraniane. Për marrjen e të dhënave nga infrastruktura është përdorur një “Cyper tool” i krijuar nga Ministria e Inteligjencës Iraniane për të hackuar “email”. Irani është i vetmi vend në botë që fushën kibernetike e ka në nivele ministrie, pikërisht për të treguar rëndësinë që ka për ta ky aktivitet.
I njëjti hakerim është përdorur edhe për sulme ndaj Emirateve të Bashkuara, Arabisë Saudite, Kuvajti, Joradanisë, Izraelit, Qipros.
Po ashtu është përdorur metoda Zeroclear, e cila gjithashtu është e lidhur me Ministrinë e Inteligjencës Iraniane (MOIS) ku burimi i licencave është ndarë mes aktorëve të ndryshëm iraniane.