Është zbardhur ditën e sotme dosja hetimore e mashtrimit të qindra qytetarëve nga vende të ndryshme të Bashkimit Euriopian, përmes Call Centerave në Shqipëri.
Bëhet me dije se në dosjen e siguruar nga Balkanweb, thuhet se: “nga shërbimet partnere janë duke u kryer hetime lidhur me veprën penale të mashtrimit kompjkuterik, për arsye përfitimi, ku dëmi i shkaktuar qytetarëve kap shifrën e disa mijëra eurove. Sapo viktima regjistrohej ne platformën e mashtrimit me emër, mbiemër, email dhe numër telefoni, autorët e kontaktonin menjëherë në telefon dhe krijonin një bazë besimi me klientin e pretenduar.
Fillimisht klienti tundohet të investojë në sasi të vogla, me premtimin se brokeri-ndërmjetësi i pretenduar i faqes se investimeve do të realizojë një fitim të madh me investigimin e aksioneve dhe valutave të kriptuara. Ky premtim i bazuar në një platformë fiktive, e cila ka për qëllim mashtrimin e viktimave nëpërmjet sistemeve kompjuterike, për përfitime të padrejta ekonomike, është i rremë”.
Teksa kujtojmë që ky hetim ka nisur në shtator të 2021, Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar deri tani arrestimin e 35 personave, mes tyre dhe administratorin e subjektit “RG Capital” shtetasin izraelit, Refael Genish. Ndërkohë, që 20 persona të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Prokuroria, ndërkohë, po kryen hetime edhe për disa Call Center të tjera, pasi ka dyshime se mashtrojnë qytetarë shqiptarë dhe të huaj.
Operacioni kundër mashtrimeve vijon prej muajsh në vendin tonë, nëpër call-centera që njihen si bursa ose me emrin “Forex”.
/Priza.al/