Alda Klosi dhe Rozeta Dobi kanë komunikuar mes tyre, deri në momentin kur është arrestuar kjo e fundit. Mësohet se Klosi, ka pasur komunikime me sanitaren në aplikacionin “What’s App”.
Sipas akt ekspertimit të telefonit të Dobit, rezulton se ajo ka patur kominikime me punëdhënsen e saj, deri ditën në fillim të janarit, kohë edhe kur u arrestua. Nga kqyrja e bërë nga oficerët e policisë gjyqësore rezulton se ka pasur kobtakte të vazhueshme mes Klosit e Dobit, edhe pas denoncimit të vjedhjes deri në datën 6 janar.
Ky akt ekspertim konfirmon thënien e Dobit e cila ka rrëfyer se me ish-punëdhënësen e saj ka pasur kontakte deri ditën e arrestimit të saj, si normalisht. Kujtojmë se më 1 mars Prokuroria e Tiranës ballafaqoi ish-zyrtaren Alda Klosi dhe sanitaren Rozeta Dobi.
Gjatë ballafaqimit të tyre Klosi e Dobi kanë mbajtur të njëjtin qëndrim. Alda Klosi është marrë nën hetim për pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore nga akuza e kryeqytetit, e cila e bazon hetimin kryesisht në dëshminë e dhënë nga sanitarja Dobi./FaxWeb