Zbardhet ekspertiza e vrasjes së dyfishtë në Astir, ja sa plumba morën viktimat

Ka dalë ekspertiza e vrasjes së bujshme të dy netëve më parë tek ‘Astiri’. Bëhet me dije se Erigers Mihasi është vrarë me 13 plumba, një prej të cilëve e ka kapur në qafë dhe pjesa tjetër në shpinë, ndërsa miku i tij 26-vjeçar Armand Dumani ka marrë 4 plumba.

Kjo është e dhëna paraprake që mësohet nga ekpsertiza mjeko-ligjore për atentatin me 2 viktima të së shtunës në kryeqytet. Në drejtim të dy të rinjve është qëlluar me breshëri kallashnikovi, teksa burimet thanë se brenda në mjet u gjetën 7 gëzhoja e shumë të tjera u mblodhën në vendin e ngjarjes.

Hetuesit nuk kanë në dorë të dhëna konkrete për autorët e dyshuar të ngjarjes, por duke u nisur nga mënyra e ekzekutimit besojnë se çdo gjë ka qenë e përgatitur dhe ekzekutuesit të jenë paguar.

Për të parë lëvizjet dhe përcaktuar kohën e ndjekjes së viktimave nga autorët është bërë sekuestrimi i shumë kamerava të sigurisë në zona ku nga dëshmitë rezultojnë të kenë udhëtuar të rinjtë.

Duke nisur nga Astiri, në Komunën e Parisit apo edhe në sheshin Nënë Tereza, por edhe segmente të tjera që pritet të analizohen nga hetuesit më qëllim gjetjen e të dhënave që do të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *