Policia ka zbardhur identitetet e tre personave të arrestuar në kuadër të një operacioni të madh kundër trafikimit të armëve nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe. Të arrestuarit janë Adulla Hoxhaj, 44 vjeç, Bojken Turtulli, 21 vjeç, dhe Rifat Avdiaj, 62 vjeç.
Gjatë këtij operacioni, janë sekuestruar 24 pistoleta, një kallashnikov, qindra fishekë, lazera dhe pajisje optike. Hetimet kanë zbuluar se këta individë ishin pjesë e një rrjeti të strukturuar për trafikimin e armëve, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë të dyshuar.
Operacioni është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me SPAK-un, BKH-në dhe autoritetet ligjzbatuese britanike.