Enkelejd Alibeaj, kreu i grupit parlamentar, i ka dërguar ditën e sotme një SMS deputetëve të PD-së, ku u ka kërkuar mos të marrin pjesë në votim. Votimi ka lidhje me dy kandidaturat e propozuar nga PS për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë.
Sakaq Alibeaj, argumenton se kandidaturën e propozuar nga PD, Kuvendi e ka refuzuar votimin duke përdorur një artificë në procedurë.
SMS e Alibeajt:
Të nderuar kolegë!
Duke qenë se për kandidaturën e propozuar nga PD për në Këshillin Mbikëqyrës se BQ u përdor artificë procedure për të mos kaluar në votim në seancë plenare atëherë edhe ne nuk do të marrim pjesë farë në votim për 2 kandidaturat e propozuar nga PS.
Pra nuk i hedhim në kuti fletët me ngjyrë.