Zbardhet misteri i të mbijetuarit të 8-të nga aksidenti tragjik në Bullgari

Mediet bullgare një ditë më parë kanë raportuar për një person të tetë që ka shpëtuar nga tragjedia e djegies së autobusit ku humbën jetën 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Gjatë konferencës së djeshme, Prokuroja bullgare, Sijka MIleva, nuk u përgjigj në pyetjen se a është 36 vjeçari vjeçari Shaip Nauf Al Salah, shtetas i Emirateve të Bashkuara Arabe udhëtari misterioz.

Aksidenti në Bullgari, zbardhet enigma e të mbijetuarit të 8-të - Tv Klan

Por pasagjeri i tetë që u përmend mes të mbijetuarve  në aksidentin tragjik ka shkuar në mediet bullgare dhe është shprehur se ka një gabim që emri i tij është përfshirë në listat e të mbijetuarve pasi nuk ka asnjë lidhje me to.

“Sonte u zbulua misteri – pse ka mospërputhje në listën e të lënduarve në spitalin “Pirogov” dhe listës së pjesëmarrësve në udhëtimin e kompanisë turistike maqedonase,” shkruajnë mediet bullgare

Personi i përmendur Shadi Nauf al Saleh shpjegoi se nuk kishte asnjë lidhje me aksidentin. Ai është shtetas bullgar dhe të shtunën është shtruar në repartin e traumës në Spitalin Pirogov për shkak të një thyerjeje të krahut.

Rezulton se në klinikë e kanë futur gabimisht në listën e të plagosurve  nga autostrada e Strumës. Saleh tashmë ka dalë nga spitali.

Burime/ Ora News

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *