Detaje të tjera kanë dalë në dritë në ngjarjen e rëndë në Tiranë, ku një foshnjë humbi jetën si pasojë e rënies së zjarrit.
Burime për median bëjnë me dije se në momentin që ka ndodhur ngjarja gjyshja dhe nipi ka qenë në bodrumin e shtëpisë, pasi kjo e fundit ka qenë duke gatuar. Mësohet se në momentin kur ka shpërthyer bombola e gazit, gjyshja ka dalë nga banesa e vetme dhe ka kërkuar ndihmë tek banorët, ndonëse flakët mbërthyen menjëherë banesën.
Sakaq, prindërit e foshnjës nuk ndodheshin në shtëpi dhe janë lajmëruar nga banorët dhe në momentin që foshnja është nxjerrë nga banesa, ndërkohë dritaret e banesës kanë qenë me kangjella dhe kjo e ka bërë të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve.
Në momentet e para foshnja ka qenë me shenja jete, por ndërroi jetë në spital si pasojë e asfiksimit ndërkohë gjyshja është jashtë rrezikut për jetën.