Zbardhet e gjithë ngjarja e cila tronditi pasditen e sotme qytetin e Vlorës, por për fat të mirë nuk pati të lënduar.
Mësohet se pas një sherri banal mes 3 të rinjve, njëri prej tyre ka ndjekur me vrap djalin e kryeplakut të Kaninës duke e qëlluar disa herë me armë, ndërkohë ky i fundit ishte në makinën tip Mercedes ML e cila është në emër të Astri Aliraj.
Pas disa goditje në drejtim të makinës, 24 vjeçari ka arritur të zbresë dhe ti shmanger plumbave duke ikur më pas me vrap.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.04.2022, rreth orës 18:55, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti shtetasi J. A., dhe shteasi L. M., dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri pistolete. Nga konflikti nuk ka të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Priza.al