Zbardhet ngjarja/ Plagosja e policit në Berat, arrestohen tre vëllezër

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me plagosjen në këmbë të një efektivi policie. Tre vëllezër janë vënë në pranga, ndërsa është shpallur në kërkim i katërti pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë konfliktuar me një çift bashkëshortësh dhe më pas kanë plagosur në këmbë një efektiv policie. Burime nga ana e policisë thonë se janë arrestuar në flagrancë shtetasit G.M., 38 vjeç, M.M., 42 vjeç dhe A.M., 40 vjeç si dhe u shpall në kërkim vëllai i tyre Armando Marini.

Mbrëmjen e djeshme, pas konfrontimit fizik që vëllezërit kanë pasur me dy persona të tjerë, policia është përpjekur të neutralizojë situatën. Por pasi e kanë goditur, vëllezërit kanë tentuar t’i marrin armën e shërbimit efektivit Julian Xhahalili. Gjatë përplasjes arma është shkrepur duke lënë të plagosur efektivin.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: G.M., 38 vjeç, M.M., 42 vjeç dhe A.M., 40 vjeç si dhe u shpall në kërkim vëllai i tyre shtetasi A.M. Këta shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta i kanë shkaktuar dëmtime të lehta shtetasit A.M dhe bashkëshortes së tij shtetases O.M.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të policisë, vëllezërit kanë dhunuar, goditur dhe kanë tentuar ti marrin armën e shërbimit njërit prej punonjësve të policisë dhe gjatë konfrontimit fizik dyshohet se arma ka kryer qitje të pavullnetshme ku është plagosur në këmbë punonjësi i policisë J.Xh, i cili pasi mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat u transportua për në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë“, njofton policia.

 

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *