Zbardhen përgjimet dhe mënyrat sesi bossi i një grupi kriminal mësonte “pusherin” që të ndante ose e përdorur me termin e duhur “priste” heroinën.
Në pamjet e publikuara në Guardia di Finanza në lidhje me operacionin që shkatërroi grupin e trafikut ndërkombëtar të drogës, grup që drejtohej nga 3 shqiptarë, është një moment nga përgjimet e autoriteteve italiane.
Shefi: Duhet të marrësh një sitë të re sepse kjo nuk shkon shumë mirë. Më jep një moment substancën prerëse që është ndezur! Sa çanta ka të prera atje, si kjo?
Pusher: Shtatë. 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7 gjithsej.
Shefi: Më jep edhe mua një tjetër!
Pusher: Sa (heroinë) dhe sa myshk ( të ngrënshëm) marrim? Për shembull, sa nga kjo (substancë prerëse) dhe sa nga kjo (heroinë)?
Shefi: Ngadalë…përgatitni prerjen (substanca prerëse redakto)
Pusher: …prerja…ajo çanta pikërisht këtu?
Shefi: Më jep çantën! Hapni çantën dhe provoni ato
Në operacionin e përbashkët janë sekuestruar mbi 120 kilogramë kokainë të importuar holandeze dhe mbi 15 kilogramë heroinë e pastër, të rafinuar për t’u shpërndarë më pas tek klientët. Po ashtu, janë sekuestruar edhe 4 mln euro që dyshohet së janë përfituar nga aktivititeti i shtjes së drogës.