Stafi akademik i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranës kanë dalë në protestë ditën e sotme përpara godinës së universitetit ku kanë kërkuar rritjen e pagës nga qeveria.
Kryetari i Sindikatës së punonjësve të universiteteve të Shqipërisë bëri të qartë se kërkesat e tyre janë minimaliste dhe se nuk pranojnë negociata me qeverinë. Ai ka shtuar që këtë vit presin që rritja e pagave të tyre të bëhet me 30%, për të vijuar me rritje 20% vitin e ardhshëm. Më tej ai ka bërë me dije se kjo nuk është protesta e parë por, do të dalin përsëri derisa kërkesat e tyre të plotësohen.
“Nuk ka rroga pedagogësh me tarifat e studentëve, ato duhet tu kthehen studentëve në trajtë shërbimesh e rrogat e pedagogëve duhet të jenë nga granti i qeverisë. Shihemi në protestën e ardhshme tek universiteti Politkenik më 5 tetor në orën 11: 00. Si sindikatë do i qëndrojmë kërkesave tona e nuk ka nevojë të flitet për negociata”, deklaroi kryetari i Sindikatës.
Më poshtë sjellim peticionin e firmosur nga stafi akademik i Fakultetit të Shkencave.
Kërkesat e tyre konsistojnë:
- Rritjen e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës akademik e administrativ. SPUSH evidenton qërritja e inflacionit, çmimeve tëushqimeve dhe produkteve tëtjera bazëtë jetesës, nuk i përgjigjet pagesave tëpedagogëve, tëcilat janëmëtëultat nërajon.
- Propozohet të arrihet niveli i pagave të universiteteve publike të Kosovës brenda 2 viteve, me rritje 30 % në tetor 2022 dhe 20 % në tetor 2023. 2. Rritjen e financimit për kërkimin shkencor që të jetë të paktën 0.3 % e GDP, më 2023. Aktualisht është, në përqindje GDP-je, mbi 10 herë më i ulët se disa vende të Rajonit.
Rivendosjen e shtesave mbi pagë, për “Dëmshmëri shëndeti në punë”, për laborantët dhe stafin akademik që punojnë në laboratore, në kontakte me “substanca të rrezikshme dhe preparate të tjerë”.
Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë, për personelin akademik të punësuar me kohë të plotë në IAL-të publike, për çdo vit pune, nga masa 0.5% që është aktualisht, në masën 1% dhe nga 15 vjet që është aktualisht në 25 vjet.
Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare për pedagogët e brendshëm (PAE) dhe pedagogët e jashtëm me kontratë (PAK), në mënyrë që kjo që t’i afrohet vlerës së pagesës nga universitetet private.
Rivlerësimin e orës mësimore, pasi ka një zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosdiferencimit të orës mësimore të leksionit, e cila më parë kishte koeficentin 2 për leksionin në master dhe 1.5 për atë në bachelor, ndërsa tani e ka koeficentin 1, duke u bërë njëlloj me orët e tjera në auditor (seminare, laboratore, praktika, etj.)
Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën ngarkesës suplementare si më poshtë: Pagesa e orëve suplementare të realizuara gjatë një viti akademik jepet njëherësh në fund të vitit dhe duke e bashkuar me pagën mujore, kur lëvrohet kjo shumë, kalon kufirin përkatës të tatimit 23%. Pagesa e orëve suplementare është shumatore e pagesave mujore që duhet të merreshin të shpërndara gjatë vitit akademik dhe për rrjedhojë tatimi duhet të llogaritej proporcionalisht për çdo muaj të vitit, pra maksimumi me 13%.
Me këtë procedurë që është zbatuar gjatë këtyre viteve janë cënuar padrejtësisht interesat financiare të stafit akademik. Kërkojmë të rishikohet mënyra e përllogaritjes së tatimit mbi këto të ardhura.
Amendimin e pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr. 112, datë 23.2.2018, i cili bën fjalë për kriteret për marrjen e titullit “Profesor” si në vijim: “… 3.c) të ketë udhëhequr, të paktën, 2 (dy) doktorata, të përfunduara. Në rast se kandidati ka ushtruar veprimtarinë e tij akademike shkencore pranë një njësie kryesore me më pak se 40 (dyzet) veta personel akademik me kohë të plotë, në momentin e aplikimit të ketë udhëhequr, të paktën, 1 (një) doktoratë të përfunduar”.
Ndarja, disa me 2 (dy), disa me 1 (një) doktoraturë të mbaruar, bie ndesh me parimin kushtetues të barazisë juridike, pasi bëhet fjalë për të njejtin titull akademik. Propozojmë që zbatimi i kësaj pike të pezullohet deri më 2026, meqë doktoraturat e reja u rihapen më 2022, ndërsa për periudhën 2013 -2022 kanë qenë të mbyllura, duke e bërë të pamundur realizimin e këtij kushti.
- Për të bërë transparencëmbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike si dhe përdorimin e tyre, kërkojmënga MAS-i qëtëushtrojëkompetencat e saj ligjore, duke bërë menjëherë publike online, në platformën U-Transparenca dhe në ëebsite-t e çdo universiteti publik, të dhënat e hollësishme financiare, 3-mujore dhe vjetore, mbi përdorimin e këtyre fondeve nga IAL-të, për tre vitet e fundit, për të gjithë zërat e shpenzimeve (atyre korente, investimeve, pagave dhe shpërblimeve si për stafet akademike, ashtu dhe për autoritetet apo organet/bordet drejtuese, administratën mbështetëse të IAL-ve, fonde për bursa për studentë, si dhe shpenzime për kërkim shkencor dhe botime).