Zbardhet plagosja e 25-vjeçarit në Durrës, ja çfarë i zbuloi policia në banesë

Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e kaluar në lagjen nr.4, ku mbeti i plagosur Arber Tivari. Ky i fundit është arrestuar në spital, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën 1 armë zjarri automatik, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe municion luftarak dhe një kapuç në ngjyrë të zezë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Arbër Tivari është arrestuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve’.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e plagosjes, Alket Buçpepën, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti fizik të çastit dhe më pas me përdorimin e armëve të zjarrit, shtetasi Alektet Buçpapaj ka plagosur me armë zjarri në krah, shtetasin Arbër Tivari Tivarin, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasit Alekt Buçpapajt.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje” në ngarkim të shtetasit Alket Buçpapaj, si dhe për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve në banesë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në ngarkim të shtetasit Arbër Tivari.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *