Përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës ka bërë që vendet e QUINT dhe Bashkimit Europian të vendosin para dy vendeve një plan me tetë pika. Plani është përgatitur për zgjidhjen e menjëhershme të situatës në komunat në veri, shkruan Alo.rs.
Ndër pikat e parashtruara, zgjedhjet e reja në komunat e veriu të Kosovës ,parashikohen të mbahen në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit 2023. Në një pikë tjetër thuhet se në mesin e korrikut të 2023 kryetarët e komunave japin dorëheqjen dhe presidentja Vjosa Osmani kërkon zgjedhje të reja.
Pika 1
Siç thuhet në shkrim, në pikën e parë shkruhet se nevojitet zbatim urgjent për interpretimin e Marrëveshjes Themelore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Ohër, veçanërisht në pikat 1, 3, 7 dhe 9.
Neni 1 i asaj marrëveshjeje, kërkon që palët të zhvillojnë marrëdhënie normale. Neni 3. që të gjitha mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore. Neni 7, i cili ka të bëjë me krijimin e komunave vetëqeverisëse me shumicë serbe në Kosovë, si dhe nenin 9, ku të dyja palët dhe donatorët marrin përsipër të krijojnë paketa financiare për zhvillimin ekonomik.
Pika 2
Pika e dytë parasheh tërheqjen e Policisë Speciale të Kosovës nga veriu i Kosovës. Në të njëjtën kohë, Serbia po zvogëlon numrin e pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Serbe rreth vijës administrative.
Pika 3
Në pikën e tretë shkruhet se siguria në komunat në veri të Kosovës i është besuar Policisë së Kosovës, me ndihmën e KFOR-it dhe EULEX-it.
Pika 4
Pika e katërt parashikon ndërprerjen e të gjitha protestave dhe rikthimin në jetën normale. Funksionet dhe shërbimet e rregullta komunale vazhdojnë të funksionojnë. Objektet komunale janë në dispozicion të zyrtarëve komunal. Termi “punëtor komunal” i referohet punonjësve civilë, komunalë të Kosovës.
Pika 5
Në mesin e korrikut 2023, kryetarët e komunave japin dorëheqjen dhe presidentja Vjosa Osmani kërkon zgjedhje të reja.
Pika 6
Pika e gjashtë parashikon mbajtjen e këtyre zgjedhjeve në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit 2023.
Pika 7
Pikat 3, 4, 5 dhe 6 janë të harmonizuara me progres të rëndësishëm në përcaktimin e kornizës vetëqeverisëse për komunitetin serb të Kosovës (neni 7 i Marrëveshjes Themelore) dhe zbatimin e nenit 1 të Marrëveshjes Themelore si hap i mirëbesimit.
Pika 8
Në mesin e nëntorit 2023, nenet 1, 2, 3, 7 dhe 9 të Marrëveshjes Themelore zbatohen në mënyrë efektive.