Zbardhet rendi i ditës për Kuvendin e Partisë Demokratike për ditën e nesërme

Është zbardhur rendi i ditës i propozuar nga Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, teksa vetëm një ditë na ndan nga Kuvendi Kombëtar i PD-së.

Mësohet se pika e parë e rendit të ditës ka të bëjë lidhet me situatën politike si edhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e PD-së.

Ndërkohë rendi i ditës vijon si më poshtë:

1- Vendimmarrje mbi situatën politike me si edhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e PD, duke mos lejuar që problemet apo interesat personale të secilit anëtar të dëmtojnë interesat elektorale dhe politike të PD dhe agjendën e saj politike në përballjen me regjimin e Edi Ramës.

2-Miratimin e Aksionit Politik për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe shpalljen e Platformës Qytetare për demokraci, për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend si edhe ndërtimin e mekanizmit të bashkëpunimit me të gjitha forcat e shoqërisë në përballjen me regjimin e Edi Ramës , i cili në aleancë me krimin e organizuar ka shkatërruar çdo mjet të funksionit demokratike të shtetit shqiptar dhe po nxit braktisjen masive të vendit , kryesisht nga të rinjtë.

3-Miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike për të përgatitur strukturën e partisë për zgjedhjet e ardhshme , sipas Objektit “ partia Demokratike , partia e demokratëve dhe çdo shqiptari të ndershëm-Forca e vetme politike që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri”.

C1ed4709 8f06 4cf1 A0e5 7d4c686f5e87

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *