Zbardhet shkaku i krimit në Librazhd/ Qemal Bici dyshonte se gruaja e tradhëtonte me drejtorin e shkollës

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi dje në fshatin Dragostunjë në Librazhd.

Qemal Bici e akuzonte gruan, se ajo e tradhëtonte me drejtorin e shkollës në Dragostunjë.

Mësohet se dyshja kanë pasur edhe konflikte të mëparshme për të njëjtin shkak, por asnjëherë nuk i kishin ndjekur në rrugë ligjore.

Madje Qemal Bici pas sherreve me gruan, Menderie Bici kishte arritur që të përzinte drejtorin e shkollës nga fshati Dragostunjë dhe ta dërgonte në një tjetër fshat.

Qemal Bici ka masakruar me sopatë bashkëshorten e tij, Menderien dhe më pas vrau veten duke u vetëvarur në pemë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *