Zbardhet takimi i ambasadorit gjerman me Bashën, ja temat që u diskutuan

Ambasadori gjerman Peter Zingraf ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndërsa ambasada gjermane ka dhënë detaje nga takimi.

Sipas ambasadës thuhet se takimi është bërë në vazhdën e shkëmbimeve periodike të informacionit. Bëhet me dije se ndër të tjera është diskutuar edhe puna në parlament dhe procesi i reformave në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Po ashtu, raportohet se një tjetër çështje që është diskutuar kanë qenë dhe debatet brenda PD-së dhe programatikat e saj për të ardhmen.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *