Zbehet pista Fiorentina, por Bajrami mbetet në merkato, e kërkon ish-trajneri i tij

Nedim Bajrami është legjionari i fundit në Serie A për të cilin vijon të ketë interesim në tregun e transferimeve. Prej një kohë të gjatë emri i fantazistit kuqezi u lidh me një transferim të mundshëm në radhët e Fiorentinës, por me sa duket klubi violë ka ndryshuar objektiv në këto ditë të fundit të merkatos pasi janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes me Antonin Barak.

Bajrami

Sipas ekspertit të merkatos, Gianluca Di Marzio, Nedim Bajrami ka përfunduar tashmë në radarët e Sassuolo-s, në fakt nuk është herë e para që emri i futbollistit shqiptar lidhet me këtë klub, të shtyrë shumë nga Alessio Dionisi.

Ish trajneri i tij, të dy ishin pjesë e Empolit që ngjitën klubin nga Serie B në Serie A, e njeh shumë mirë Bajramin, kërkon ta ketë në dispozicion edhe te Sassuolo, por edhe në këtë rast largimi i Bajramit nga Empoli është i lidhur ngushtë me rikthimin e Zurkowskit në këtë klub.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *