Zbehet turizmi patriotik, bien me 52 mijë hyrjet e shqiptarëve nga Kosova në janar-prill

Nga Erblina Mile

Turizmi patriotik po zbehet çdo muaj. Gjatë periudhës janar-prill 2022 në vend kanë ardhur rreth 52 mijë qytetarë të Kosovës më pak .Të dhënat e INSTAT tregojnë se Kosova ka pasur rënien më të ndjeshme të hyrjes së shtetasve me 13,6 %, gjatë katër mujorit të parë të këtij viti.

Në prill në Shqipëri kanë hyrë mbi 107 mijë shtetas shqiptarë të Kosovës dhe rënia rezulton të jetë më e fortë rreth 20 % nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Në prag të sezonin veror të këtij viti kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së dy qeverive Shqipëri-Kosovë kritikoi ministrat e brendshëm të dy vendeve.

Kreu i qeverisë shqiptare kërkoi që në korrik të hiqet çdo polic në kufi. Kosova është i vetmi vend i cili regjistron rënie të hyrjeve në territorin shqiptar.

Pavarësisht rënies së numrit të hyrjes turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshë kryesore të turizmit në vendin tonë pasi shtetasit nga Kosova zënë rreth 20 % të totalit të netëve ët qëndrimit në Shqipëri. /abcnews.al/.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *