Teksa ende mbetet mister arsyeja që e bëri 20 vjeçarin Matthew Crooks të qëllonte drejt Donald Trump, nga telefoni i tij janë zbuluar disa detaje të tjera aspak të zakonta.
Siç shkruan Daily Mail, Crooks mbante foto të Princeshës së Uellsit Kate Middleton. Në rezultatet e tij të kërkimit në internet rezultonin emrat e drejtorit të FBI-së Christopher Wray dhe Prokurorit të të Përgjithshëm të SHBA Merrick Garland.
Përpos këtyre, Crooks kishte kërkuar detaje për tubimin në Butler të Pensilvanisë si dhe për datat e Konventës Kombëtare Demokratike. Crooks ishte loguar në një faqe pornografie disa orë para atentatit. Hetuesit e FBI kanë zbuluar edhe mesazhet e të riut me prindërit të cilët e pyesnin se kur do kthehej në shtëpi.
Sipas ekspertëve, është tipike e vrasësve të këtij lloji që të jenë aktivë në faqet me përmbajtje pornografike dhe po ashtu fakti që mbajnë foto të personave të njohur në telefonin apo laptopin e tyre.
Crooks u qëllua për vdekje nga Shërbimi Sekret pas atentatit ndaj kandidatit për postin presidencial Donald Trump.