“Zbërthimi” i Dumanit/ Artan Hoxha tregon bisedën me Elton Kilën në Holandë: Ka çedime në…

Gazetari, Artan Hoxha ka folur në lidhje me rrëfimet e Nuredin Dumanit.

Hoxha tha se gjatë kohës që ndodhej në Holandë ka takuar biznesmenin Elton Kila, i cili i ka thënë se 200 mijë eurot për ta eliminuar nuk janë paguar nga Suel Çela, por nga një person tjetër.

Sipas tij,  rrëfimet e tjera të Dumanit do të çedojnë, pasi ai në shumicën e kohë fajëson Talo Çelën.

“Në operacionin e fundit ishin 32 urdhër-arreste nga të cilët 14 nuk u kapën, u ekzekutuan 18 urdhër-arreste ku 9 ishin në burg. Nuk janë vetëm deklarimet e Dumanit, aty janë deklarimet e Hoxhës dhe disa personave të tjerë. SPAK pasi mori deklarimet e Hoxhës dhe Dumanit bashkoi 18 procedimet në një hetim  të vetëm. Ne nuk kemi të bëjmë me një organizatë të mirëfilltë kriminale, por me një rang vrasësish, të cilët janë “punëtorët” e krimit të organizuar, prandaj deklarimet e tyre merren me rezervë. Në rastin konkret disa nga emrat që nuk u arrestuan nga SPAK, për mua ata nuk janë emra që kapen kollaj, se dhe kur kapen më shpejt dalin se kanë bërë burgun. Një pjesë e atyre emrave unë i kam takuar gjatë kohës që isha në Holandë. Në deklarimet e Dumanit thuhej që ishte paguar 200 mijë euro për të vrarë një biznesmen, që unë e kam deklaruar në mars në emisionin tënd. Unë kam folur vetë me Elton Kilën, dhe ai refuzonte në mënyrë kategorike atë që deklaronte Nuredin Dumani, ai nuk e pranonte që pagesa ishte bëra nga ata që pretendonte Dumani, ai këmbëngulte që ishte dikush tjetër. Në deklarimet e Dumanit ka çedime, dhe ai ka fajësuar më shumë Talo Çelën, këto janë gjëra që hetimi duhet të jetë shumë rigoroz, shumë shterues”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *