“Zbrazja e Shqipërisë rrezikon të kthehet në një fatkeqësi kombëtare”, Ilir Meta ngre alarmin

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka reaguar pas raportit të ekspertëve të Vjenës ku është përllogaritur se nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria në emigracion rreth 499 mijë persona. Vendi ynë rezulton me numrin më të lartë të emigrantëve në krahasim me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjën, Maqedoninë dhe Kosovën.

Ekspertët e Vjenës evidentojnë si faktor themelor, nivelin e lartë të varfërisë, fenomen që shpjegon flukset e larta të emigracionit sidomos në Shqipëri dhe Kosovë. Lidhur me këtë situatë shqetësuese, presidenti Meta citon se ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë, mbetet sfida më e madhe që kërkon reflektim urgjent dhe zgjidhje konkrete. Meta shprehet i shqetësuar se me këto ritme dramatike, zbrazja e Shqipërisë rrezikon të kthehet në një fatkeqësi kombëtare.

Statusi

Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë, dramës më të madhe që i ka ndodhur vendit dekadën e fundit, është sfida më e madhe, që kërkon reflektim urgjent dhe zgjidhje konkrete.

Sipas Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës, nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria rreth 500 mijë qytetarë, disa herë më shumë në krahasim me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

Me këto ritme dramatike zbrazja e Shqipërisë rrezikon të kthehet në një fatkeqësi kombëtare.

Adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *