Zbulimi arkeologjik në Itali, gjenden 24 statuja 2300-vjeçare

Arkeologët italianë kanë zbuluar 24 statuja bronzi të ruajtura në Toskanë që besohet se datojnë që nga koha e lashtë romake. Statujat u zbuluan nën rrënojat me baltë të një banjoje të lashtë në San Casciano dei Bagni, një qytet në majë të kodrës në provincën e Sienës, rreth 160 km (100 milje) në veri të kryeqytetit të Romës.

Statujat ishin të perëndive Hygeas, Apollonit dhe perëndive të tjera greko-romake, e thuhet se janë rreth 2300 vjet të vjetra. Një ekspert tha se zbulimi mund të “rishkruajë historinë”.

Shumica e statujave – të cilat u gjetën të zhytura nën banja së bashku me rreth 6,000 monedha bronzi, argjendi dhe ari – datojnë midis shekullit të 2-të para Krishtit dhe shekullit të 1-të pas Krishtit. Kjo epokë shënoi një periudhë “transformimi të madh në Toskanën e lashtë” pasi zona kaloi nga sundimi etrusk në romak.

Jacopo Tabolli, një profesor universitet mendon se statujat ishin zhytur në ujërat termale në një lloj rituali. Tani, statujat do të dërgohen në një laborator restaurimi në Grosseto aty pranë, përpara se të ekspozohen përfundimisht në një muze në San Casciano.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *