Ukraina ka goditur dhe rrëzuar të paktën gjashtë balona që fluturuan mbi Kiev të mërkurën, sipas informacioneve që disponon zbulimi britanik.
Në raportin e publikuar nga ministria britanike e Mbrojtjes, thuhej se forcat e armatosura ukrainase i pikasën balonat me radarë më 12 shkurt tek fluturonin mbi Dnipropetrovskun lindor.
“Ka të ngjarë që balonat të ishin ruse”, tha ministria, duke shtuar se objektet fluturuese “ka gjasa të përfaqësojë” një taktikë të re të Rusisë për mbledhjen e informacionit rreth sistemeve të mbrojtjes ajrore ukrainase.
Ministria britanike e Mbrojtjes tha se hapësira ajrore e Moldavisë ishte mbyllur të martën për disa orë për shkak të një objekti në formë balone. “Ekziston një mundësi reale që ajo të ishte një balonë ruse që ishte futuar aty pasi kishte lënë hapësirën ajrore të Ukrainës”, tha ministria.
Zyrtarët britanike nuk thanë nëse balonat që u pikasën në Kiev, ngjanin balonën apo objektet fluturuese që u goditën dhe u rrëzuar në Shtetet e Bashkuara apo Kanada.
Në fjalimin e tij të përditshëm të shtunën Presidenti ukrainas Volodomyr Zelenskyy tha se populli ukrainas, do të vazhdojë t’i rezistojë me vendosmëri agresionit rus./VOA