Na kujtohet të gjithëve rasti kur në qershor të 2009-ës, u gjet i vdekur në rezidencen e tij.
Vdekja u mësua të ketë ardhur si pasojë e ilaçeve dhe mbidozës.
I akuzuar për vdekjen e tij ishte edhe Conrad Murray,mjeku i tij i cili u dënua me katër vjet burg nën këtë akuzë.
Nga zbulimet e më vonshme u bë e ditur se abuzimi me drogën i yllit të popit ishte i mundur falë disa mjekëve.
Michael Jackson përdori 19 karta identiteti false për të marrë drogë. Kjo u zbulua nga New York Post duke cituar dokumentarin e ri “TMZ Investigates: Who Really Killed Michael Jackson”, që pritet të dalë në shtator.
Sipas Ed Ëinter, mjek i kontesë së Los Anxhelosit, Jackson kishte krijuar 19 identitete të rreme.
këngëtari shkonte te disa mjekë për të blerë ilaçe dhe qetësues.
“Michael është përgjegjës për vdekjen e tij, por sigurisht mori shumë ndihmë nga komuniteti mjekësor, Rrethanat që çuan në vdekjen e tij janë rezultat i disa mjekëve që e lejuan atë të diktonte kushtet e tij, të merrte ilaçet që donte, kur dhe ku donte. Të gjitha janë arsyeja që ai vdiq”, -shpjegoi Orlando Martinez, detektivi i LAPD-së i caktuar në këtë rast.