Zbulimi i varrit masiv në Përmet, reagon Meta: Martirët e pafajshëm meritojnë nderimin e duhur shtetëror!

Dy javë më parë në qytetin e Përmetin, makinat e ndërtimit zbuluan një varr masiv. Mendohet se eshtrat e gjetura i përkasin periudhës së komunizmit, atëherë kur njerëzit vriteshin dhe pushkatoheshin pa lënë nam dhe nishan. Por pas këtij zbulimi duket se shteti shqiptar ka qenë indiferent pasi nuk ka shkuar të rrethojë dhe të mbrojë zonën.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar Presidenti i Republikës Ilir Meta në një mesazh të shpërndarë në ‘Facebook’ Meta nxit institucionet përgjegjëse shtetërore për zbardhjen me transparencë dhe ndriçimin e së vërtetës.

Ai thekson më tej se të ekzekutuarit padrejtësisht dhe martirët e pafajshëm meritojnë një vendprehje dinjitoze, respektin e plotë dhe nderimin e duhur shtetëror.

Reagimi i Presidentit

U njoha për zbulimin në Përmet, sipas të dhënave paraprake, të një varri masiv, ku dyshohet se prehen viktima të represionit dhe terrorit të diktaturës.
I nxis institucionet përgjegjëse shtetërore për zbardhjen me transparencë dhe ndriçimin e së vërtetës.
Të ekzekutuarit padrejtësisht dhe martirët e pafajshëm meritojnë një vendprehje dinjitoze, respektin e plotë dhe nderimin e duhur shtetëror.
Theksoj me forcë domosdoshmërinë, jo vetëm të dënimit të krimeve monstruoze të diktaturës, por edhe gjendjen e të gjitha viktimave të atij regjimi mizor, në mënyrë që shpirtrat e tyre të pushojnë në paqe duke u dhënë njëherë e mirë qetësi dhe ngushëllim familjarëve e pasardhësve të tyre, por edhe të gjithë shoqërisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *