Trafiku i armëve/ Kufi i gjelbër me Greqinë kthehet në ‘treg lufte’! Ja arsenali që gjeti policia kufitare… pas mbylljes së pazareve?  

Policia kufitare ka sekuestruar në kufirin e gjelbër, 3 armë zjarri (dy kallashnikovë dhe një pistoletë), dy granata dhe 120 fishekë luftarak.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për trafikim të armëve të zjarrit në drejtim të shtetit grek, pas kontrolleve të shtuara në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, shërbimet e Policisë Kufitare të Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Botë, Sarandë, organizuan punën me qëllim krehjen dhe kontrollin e zonës kufitare midis dy piramidave.

Nga kontrolli i ushtruar në vendin e quajtur “Mesogun i Vogël”, u gjetën dy çanta të zeza në brendësi të të cilave kishte 2 kallashnikovë, 1 armë zjarri pistoletë, 2 granata dore me ndezës, si dhe 120 fishekë.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Qafë Botë, Sarandë Policia Kufitare sekuestron në kufirin e gjelbër, 3 armë zjarri (dy kallashnikovë dhe një pistoletë), dy granata dhe 120 fishekë luftarak.

Në vijim të kontrolleve të shtuara në kufirin e gjelbër, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për trafikim të armëve të zjarrit në drejtim të shtetit grek, shërbimet e Policisë Kufitare të Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Botë, Sarandë, organizuan punën me qëllim krehjen dhe kontrollin e zonës kufitare midis dy piramidave.

Nga kontrolli i ushtruar në vendin e quajtur “Mesogun i Vogël” u gjetën dy çanta të zeza në brendësi të të cilave kishte 2 kallashnikovë, 1 armë zjarri pistoletë, 2 granata dore me ndezës, si dhe 120 fishekë.

Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *