Caroline Crouch kishte bërë gati letrat që të depozitonte në gjykatë kërkesën për tu divorcuar nga bashkëshorti i saj. E reja kohët e fundit donte të largohej nga shtëpia bashkë me vajzën dhe se ishte vënë në kërkim të një hoteli.
Edhe mesazhet e zbuluar në telefonat e të dyve, kanë treguar se Caroline dhe i shoqi janë grindur vetëm pak orë para krimit të rëndë.
32-vjeçari u arrestua sot me preteksin se do të identifikonte një tjetër person që ishte vënë në pranga për vrasjen e tëshoqes. Ai kishte planifikuar të arratisej drejt Turqisë, por tashmë po merret në pyetje si i dyshuar. Provat e mbledhura tregojnë se ai është vrasësi i bashkëshortes.
/Marrë nga: Palo.gr/ Përshtati: Priza.al/