Zbulohen detajet e reja nga vdekja e gruas shtatzënë tek Infektivi/ Alarmi i kuq ishte rënia e oksigjenit

Gruaja 4-muajshe shtatzënë e cila humbi jetën te Infektivi në Tiranë kishte mbërritur në spital gjendje të rëndë për jetën. Gazetari Erjon Skëndo ishte ai i cili raportoi lajmin e trishtë që në orët e para të mëngjesit. Gazetari ka zbuluar se e reja nga Lezha, kishte të prekura 90% të pulmonit nga Covid si dhe ishte e pavaksinuar. Gruaja shtatzënë ishte e shtruar prej 2 ditësh në reanimacionin e Infektivit pasi kishte rënie të oksigjenit, kjo sipas mjekëve ka dhënë alarmin e kuq.

Të gjithë ata që vijnë në spital, janë në gjendje shumë të rënduar. Sipas mjekëve, pacientët vijnë në spital pas ditës së 12 të infektimit, ku deri më atëherë ata janë trajtuar në kushte shtëpie. Kur vijnë në spital, dhe tani po e lidh me rastin fatkeq të gruas shtatzënë nën 30 vjeç, nga Lezha, e cila ka mbërritur në spital në gjendje aq të rënduar, sa nga imazheria ka rezultuar me mbi 90% të pulmonit të prekur. Nuk ka zgjatur as 24 orë dhe është futur në intubim, ku ka ndërruar jetë bashkë me foshnjën 4 muajshe. Ajo nuk ka qenë e vaksinuar. Mjekët kanë bërë apel që shenja e parë e alarmit është rënia e oksigjenit poshtë 90. Nga informacionet që kemi nga Infektivi, flitet edhe për një grua tjetër shtatzënë të shtruar, e cila ndodhet në gjendje më të mirë shëndetësore. Lajm i mirë është se një grua shtatzënë, që iu nënshtrua ndërhyrjes cezariane, sot ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore në banesë. Alarmi i kuq, sipas mjekëve, është rënia e oksigjenit”, tha gazetari.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *