Kryeministri i vendit Edi Rama në një prononcim për mediat, foli mbi mbledhjen kryesisë së PS-së, ku sipas tij u fol për përgatitjet për zgjedhjet vendore të cilat kanë arritur në fazën e dytë.
Kryeministri po ashtu foli për gjendjen e vështirë ekonomike dhe inflacionin për të cilin tha se është një forxcë e madhe që i ka goditur të gjithë dhe se është bërë gjithçka për ta luftuar atë.
“Kemi nisur punën për zgjedhjet vendore dhe tani kemi hyrë në fazën e dytë të procesit të organizimit për të cilin kemi folur sot. Kjo vjen në një kontekst shumë të jashtëzakonshëm për shkak të situatës ku ndodhet bota e sidomos Europa. Inflacioni i luftës është një forcë e madhe që ka marrë hov duke prekur të gjithë por ne kemi detyrën të bëjmë gjithçka që është e mundur që pa shkatërruar ekuilibrat financiarë të vendit të lehtësojmë këtë dhimbje, pjesë e kësaj është edhe komunikimi i vazhdueshëm. Ky ishte thelbi i takimit të sotëm”, u shpreh Rama në përfundim të takimit.
Ndërkohë që janë zbuluar edhe emrat e drejtuesve të PS në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Kukës.
Elisa Spiropali Shkoder
Pandeli Majko Kukes
Blendi Klosi Vlore