Policia Italiane ka arrestuar dy shtetas shqiptar me moshë 26- dhe 27-vjeç për kultivim dhe trafikim marijuane si dhe vjedhje energjia.
Dy të rinjtë ishin pronarë dy serave për kultivimin e lëndës narkotike dhe një tjetër e kishin në ndërtim e sipër. Serat ndodheshin midis Bucchianico dhe Casalincontrada, brenda një kasolle të braktisur.
Policia sekuestroi 91 bimë me lartësi nga 50 deri në 60 centimetra, 100 bimë më të vogla dhe materiale të përdorura për kultivim, si llamba, ventilatorë dhe transformatorë.
Për të furnizuar serën ishte bërë një lidhje abuzive me rrjetin elektrik. Karabinierët sekuestruan edhe 120 gramë marijuanë.