Jane zbardhur detaje nga vrasja që tronditi Tiranën gjatë pasdites së sotme, ku Arsen Muskurti qëlloi për vdekje çiftin e bashkëshortëve Dritan dhe Nora Meskurti. Arsen Muskurti i njohur ndryshe edhe si Hamza Kastrati, qëlloi vëllain e tij dhe bashkëshorten e tij për vdekje.
Ndërkohë ka reaguar edhe Policia, e cila thekson se krimi dyshohet se ka ndodhr si pasojë e një konflikti familjar.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraparak
Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”, dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe një shtetaseje tjetër, ende të paidentifikuar, (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.