Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pasditen e sotme në ‘Don Bosko’, policia e Tiranës ka arritur të identifikojë viktimën dhe të plagosurit.
Bëhet e dije se si pasojë e të shtënave, shtetasi Erjon Çela, 35 vjeç ka humbur jetën, dhe janë plagosur shtetasit Arben Dani, 46 vjeç, Azbi Selmani, 19 vjeç, Blerim Çela, 28 vjeç dhe Edmond Crroj, 41 vjeç.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 04.01.2022, rreth orës 16:15, në “Don Bosko”, në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas,” njofton policia.
Si pasojë e të shtënave, shtetasi Erjon Çela, 35 vjeç ka humbur jetën, dhe janë plagosur shtetasit Arben Dani, 46 vjeç, Azbi Selmani, 19 vjeç, Blerim Çela, 28 vjeç dhe Edmond Crroj, 41 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip “Mercedes-Benz”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/Priza.al/