Zbulohen prapaskenat/ Si dështoi transferimi i Antonio Conte-s tek Real Madrid

Pas fitores së ‘Seria A’ , trajneri Antonio Conte u largua nga Interi për një të ardhme akoma më të lavdishme, por për fatin e tij të keq nuk ndodhi kështu. Pasi nuk arriti në akord me drejtuesit e Interit, italiani synonte stolin e Real Madrid për të zëvendësuar Zinedine Zidane.

Ai kishte rënë dakord me presidentin Perez, por situata ndryshoi totalisht kur presidenti i bëri publik idenë e tij lojtarëve.

830570 Antonio Conte

Sipas “Times”, situata ndryshoi kur dhjetë lojtarë dolën kundër këtij vendimi të presidentit, madje kërcënuan me largim nëse italiani do të ulej në stol.

“Times” nuk bën publik emrat e lojtarëve, por bëhet fjalë për futbollistë titullarë. Për vetë situatën ku ndodhej Real Madrid, Perez nuk këmbënguli me zgjedhjen e tij duke ndryshuar totalisht kurs. Me bekimin e lojtarëve, ai nisi negociatat me Carlo Ancelottin i cili pranoi ofertën për tu rikthyer në Madrid.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *