Pas afro pesë vitesh lidhje, Leonardo Di Caprio dhe Camila Morone u ndanë. Megjithëse, është përfolur se arsyeja ka të bëjë me rregullin e famshëm se aktori shoqërohet me vajza nën 25 vjeç, pasi ata u ndanë sapo modelja arriti këtë moshë, duket se nuk ka qenë aspak kështu.
Aktori ka dashur që të hedhë një hap më tej por ka qenë modelja ajo që i ka dhënë fund. Burime për gazetën britanike The Sun kanë theksuar se ylli hollivudian donte që të krijonte një familje me të por ajo nuk ishte e gatshme të sakrifikonte karrierën për dëshirën e tij.
“Ishte Camila ajo që e ndërpreu marrëdhënien me Leon sepse ai donte që të ishte në shtëpi duke pasur fëmijë ndërsa ajo dëshiron të ketë një karrierë. Ai ka arritur në atë pikë në jetën e tij ku dëshiron të ketë një familje. Por Camila ka punuar drejt ëndrrave të saj që 16 vjeç, kur ishte në filmin “Bukowski”.
Burimi theksoi se modelja është fokusuar në karrierën e saj si aktore dhe mendonte se fituesi i çmimit Oscar, nuk bëri mjaftueshëm për ta ndihmuar atë të krijonte kontakte në Hollywood. “Leo nuk bëri asgjë për karrierën e saj, ajo është më e mërzitur për këtë se çdo gjë tjetër.
Ai mund ta kishte prezantuar atë me njerëz dhe ta kishte futur në filmat e tij. Ajo dhe nëna e saj duan të arrijnë sukses në Hollywood. Ky ka qenë gjithmonë fokusi i nënës së saj. Leo donte që ajo të kishte fëmijë dhe të qëndronte në shtëpi, por nëse doni që dikush ta bëjë këtë, duhet të angazhoheni.
Çfarë angazhimi po bën? Leo dëshiron të ketë një familje, por ende luan. Një burrë që me të vërtetë dëshiron të jetë i përkushtuar do t’i vinte një unazë.“, tha burimi. Kujtojmë që aktori është parë së fundmi nën shoqërinë e modeles Gigi Hadid, me të cilën thuhet se ka nisur një romancë.
Edhe pse në media është publikuar një foto e tyre së bashku, ende nuk është konfirmuar nëse modelja dhe DiCaprio janë bashkë. Mediat e huaja kanë raportuar thonë se 27-vjeçarja heziton të ketë një lidhje me DiCaprion. Megjithatë, ata ende nuk i kanë adresuar thashethemet publikisht.