Çelja e fushatës elektorale të Partisë Demokratike ishte parashikuar që të niste në orën 17:00, por ajo nisi 1 orë me vonesë. Mijëra demokratë ishin mbledhur në sheshin “Nënë Tereza”, me flamuj në duart, me makina që ishin parashikuar që të ndihmonin për të ruajtur distancën sociale, edhe pse rezultoi e pamundur.
Kryedemokrati Lulzim Basha mbërriti një orë me vonesë. Arsyeja? Sipas abcnews. al, e gjithë vonesa është lidhur me faktin pasi pas podiumit të ngritur e gjithë pjesa e universiteti ka qenë me ekrane, në këtë mënyrë organizatorët kanë dashur që të bjerë errësira dhe pamja e monitorëve të ishte më e qartë.
Një vonesë e tillë u komentua me ironi edhe nga kryeministri Edi Rama, që po zhvillonte paralel çeljen e fushatës së PS-së, në sheshin përballë mitingun e tij. Rama i cilësoi mbështetësit e PD-së si dasmorë, e ndërsa Bashën si “dhëndër që i doli gjumi vonë”.