Një trajner i arteve marciale në Greqi është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka përdhunuar 5 vajza të mitura të cilat kanë qenë nxënëset e tij.
Sipas dëshmive, 44-vjeçari kishte ndërtuar një hapësirë ku qëndronte dhe vet në katin e dytë të godinës.
Nëna e një nxënësi tregoi se fëmijët e përdornin këtë hapësirë edhe për t’u ndërruar.
“Fëmija im nuk më kishte përmendur asgjë dhe ishte një profesionist shumë i mirë. Kishte një hapësirë të ngjashme me një apartament në katin e dyt. Fëmija im nuk u ngjit, sepse e solla të veshur dhe e mora, por fëmijë të tjerë kanë shkuar,” – u shpreh zonja.
Si në palestër – para dhe pas stërvitjes – dhe në shtëpinë e tij, ai kryente përdhunimet me të miturat.
Në këtë mënyrë, nga viti 2009 deri në vitin 2020, i pandehuri dyshohet se ka përdhunuar të paktën 5 vajza që tashmë kanë arritur moshën madhore, por po shqyrtohet përfshirja e tij në raste të tjera, si para vitit 2009 ashtu edhe pas vitit 2020.