Në dosjen e SPAK-ut për atentatin që iu bë prokurorit Arjan Ndoja, prokuroria ka zbuluar edhe disa ngjarje të tjera kriminale. Mes tyre një ngjarje të ndodhur në Tiranë në vitin 2020, ku në ambientet e hotel “Victoria”, në pronësi të babait të Ervin Matës u vendos një sasi lënde plasëse. Sipas njoftimit të SPAK-ut në këtë ngjarje janë përfshirë Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj dhe Julian Mecaj.
“Gjithashtu ka rezultuar se i pandehuri Ramazan Rraja, është njëri nga personat që ka kërkuar dhe siguruar një automjet, tek njohjet e tij shoqërore në Durrës, dhe në vijim ka dërguar një nga të afërmit e tij me qëllim për ta marrë këtë automjet, dhe për të realizuar hedhjen e sasisë së lëndës eksplozive, në hotel “Victoria” Tiranë, në pronësi të shtetasit Luan Mata, ngjarje e ndodhur më datë 30.05.2020, ora 22:35. Lidhur me këtë episod i pandehuri Ramazan Rraja akuzohet se e ka kryer veprën penale në bashkëpunim me të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Juljan Mecaj”, thuhet në njoftimin e SPAK.