Zbulohet edhe një tjetër dhomë torturash në Ukrainë

Një tjetër dhomë torturash  është zbuluar në qytetin Pisky-Rad’kivs’ki në veri të Ukrainës, rreth 15 milje në lindje të qytetit të Izyum. Rusët kanë kryer veprime nga më çnjerëzoret, nga shkulja e dhëmbëve deri te varrosja për së gjalli, sipas një deklaratë të zyrtarëve, shkruan Daily Mail.

Imazhet tregojnë një kovë plastike të mbushur me dhjetëra dhëmbë dhe proteza prej ari. Zbulimi i dhomës së torturave është shembulli i fundit i ushtarëve ruse që kanë torturuar dhe ekzektuar civilët në zonat e pushtuara të vendit, pas zbulimit të varreve masive në Bucha, Irpin dhe Izyum.

Janë zbuluar gjithashtu dhjetëra dhoma torture,  shpesh në bodrumet e ndërtesave të braktisura qeveritare. Në disa prej tyre janë gjetur trupa me duar të lidhura dhe plagë në gjunjë ose në pjesën e pasme të kokës.

Të mbijetuarit kanë thënë se janë mbajtur për javë të tëra dhe janë torturuar vazhdimisht gjatë marrjes në pyetje. Dhoma e fundit e torturave u zbulua nga Serhii Bolvinov, kryehetues në rajonin e Kharkiv.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *