Është mësuar identiteti i viktimës në Durrës. Bëhet e ditur se ka mbetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Arben Maneci, rreth 20-vjeç.
Mësohet se Maneci është qëlluar me 2 plumba nga persona ende të paidentifikuar në qendër të Sukthit dhe ka ndërruar jetë në vend, policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.