Zbulohet emri (që nuk e thotë as Meroja): Ky është biznesmeni pas kullës së re në qendër të Tiranës

Është ndezur edhe njëherë flakë Shqipëria e portaleve dhe rrjeteve sociale.

Trazimin e madh këtë herë, e ka sjellë një kullë e re do t’i shtohet Tiranës.

Zhurmën më të madhe e bëjnë ata që duan pjesën. Këta do heshtin të parët.

Pastaj vijnë në radhë të tjerët; pjesa më naive por edhe më e respektuar janë ata që vërtetë besojnë se në qytete si Tirana duhet të ketë në qendër lëndina të mëdha me bar dhe lule, ku të luajnë fëmijët.

Kjo kullë nuk është e para.

Votohet dhe rivotohet ai që e ka bërë të qartë vizionin e tij në këtë lëmë, kështu që nuk ka vend habia këtu. Zhvillimi i qendrës së Tiranës është i qartë, nuk u shfaq sot papritur. Qendra e Tiranës do rrethohet me kulla si shumë kryeqytete të tjerë.

Pjesa për të qeshur e zhurmës është që askush nuk po thotë emrat e biznesmenëve që janë pas kullës.

As ata që e kanë gjuhën shpatë, po as ata që janë mjeshtra për ta bërë shpatën gjuhë nuk e thonë.

As Meroja përshembull, që është edhe i gjuhës edhe i shpatës, nuk e thotë. Ka tre ditë që bën papritur opozitarin e Ramës, sot mezi e tha një gjysëm emri.

Pra kush e ndërton kullën përfundimisht?

Agim Zeqo, i ashtuqujturi Gimi i Redbullit dhe Ilir Shtufi janë emrat e dy biznesmenëve pas kullës.

Të kësaj kulle, se do ketë dhe të tjera.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *