Debate të shumta janë prodhuar në lidhje me fituesin e mundshëm të topit të artë. Në rrjet ka qarkulluar një foto ditën e sotme që po ‘çmend’ tifozët e Levandovskit pasi topi i artë mban emrin e tij.
Në foto duket qartë emri i Robert Levandovskit si fituesi për këtë vit i çmimit prestigjioz. Sulmuesi i Bayern Mynih ka qenë i pandalshëm përgjatë këtyre viteve, duke fituar gjithçka në nivel klubesh, ku bie në sy tripleta e fituar me Bajernin në sezonin 2019-2020. Sezonin e kaluar polaku theu rekordin e Gerd Myler në Bundesligë, duke shënuar 41 gola.
Nuk dihet nëse ky do të jetë rezultati përfundimtar, por nuk është hera e parë që dalin foto mbi këtë ngjarje. Edhe në 2018-ën disa ditë përpara eventit, u publikua një foto me Luka Modriç në vendin e parë,i cili e fitoi në fund.
/Priza.al/