Mediat greke kanë publikuar së fundmi një foto, të zbuluar në telefonin e Caroline, pak orë para se të vritej. 20-vjecarja kishte kapur me “Screenshot” nga aplikacioni i kamerave të sigurisë në orën 00:00, burrin e saj ndërsa qëndronte në divan sëbashku me vajzën 11 muajshe. Por ende nuk dihet motivi pse ajo ka bërë diçka të tillë.
Sipas mediave greke, rreth orës 01:00, autori ka hequr kartën e regjistrimit nga kamerat në mënyrë që të mos regjistronin më. Sipas raportit mjeko-ligjor, vrasja ndodhi mes orës 04:05 dhe 04:11. Gjithashtu janë publikuar dhe lëvizjet që ka bërë Babis pas vrasjes duke iu referuar të dhënave të nxjerra nga celulari i tij.
Janë pajisjet elektronike personale ato që kanë “vulosur” përfundimin e krimit monstruoz në Greqi dhe kanë zbardhur deklaratën kontradiktore të Babis. Në orën 04:24 celulari i autorit hiqet nga karikimi. 04:36 autori hap celularin dhe futet në Gmail. Pas dy minutash e mbyll celularin. Në orën 05:22 regjistrohet lëvizje në një distancë prej 21 metrash, ndërsa në orën 05:41 regjistrohet lëvizje tjetër me distancë 66 metrash. Këto janë pikërisht provat shkencore që hodhën poshtë versionin e grabitjes të dhënë nga autori i krimit. Përpara se të pranonte autorësinë, ai deklaroi se grabitësit e lidhën me litar, çka bie në kundërshtim me lëvizjet që ka regjistruar celulari.
Foto e kutisë ‘Monopoli’
Në dëshminë e parë të bërë nga Babis Anagnostopulos, thuhet se ai kishte fshehur 9500 euro brenda një kutie të lojës “Monopoly”, duke i dhënë peshë versionit të grabitjes së shtëpisë. Mediat greke kanë publikuar foton e kutisë në momentin kur policia mbërriti në shtëpi. Ato vijojnë se nga pamja, kutia duket e paprekur nga dikush që do kontrollonte për para.
I penduar?
“Do të doja të kthehesha në kohë dhe të ndryshoja gjithçka. Do të doja të mos shkatërroja jetën tonë, të Caroline, të foshnjës dhe timen”, tha Babis Anagnostopoulos. I penduar për vrasjen e Caroline 20-vjeç, burri i saj, 32-vjeç i penduar për krimin deklaroi se “Do të doja të kthehesha pas në kohë dhe të ndryshoja gjithçka. Do të doja të mos i kisha shkatërruar jetën, Caroline, timen dhe foshnjës tonë”.
Kur e pyetën se çfarë do të ndodhë kur fëmija të zbulojë çfarë ka ndodhur ai e shmangu pyetjen duke thënë:”Nuk kam asgjë për t’u përgjigjur.” I pyetur se pse ai përqafoi nënën e Caroline në shërbimin përkujtimor në Alonissos, piloti 32-vjeçar tha “Unë e bëra atë sepse u pendova. Ndjeva dhimbjen e saj. Unë gjithmonë e kam dashur vjehrrën time dhe gjithmonë do ta dua Caroline.”
/Burimi Protothema.gr/ përshtati në shqip Priza.al/