Kur vjen dashuria, gjithçka është në rrezik… Provoni të pyesni Ilary Blasi, që e pa veten pa Francesco Totti, i rrëmbyer nga Noemi Bocchi, por e gjeti paqen e dukshme te sipërmarrësi Bastian Muller. “Novella 2000” arriti të hidhte dritë mbi partnerin e ri të prezantueses televizive italiane përmes Claudia Aquino, me sa duket ish e dashura e biznesmenit gjerman.
Revista e drejtuar nga Roberto Alessi ka arritur tek modelja gjermane, e cila nuk e ka fshehur zhgënjimin e saj për fundin e lidhjes mes saj dhe Bastian Muller. Të dy ishin takuar në një bar hoteli në Frankfurt, në pronësi të një miku të përbashkët:
“Ne dolëm së bashku një të premte mbrëma me disa miq të tjerë. Pastaj shkuam në shtëpinë e tij, ndodhi ajo që ndodh kur dy persona ndihen mirë bashkë dhe e duan njëri-tjetrin. Të nesërmen në mëngjes tregoi një sjellje të çuditshme. Prej aty pushuam së foluri dhe më pas pashë fotot e tij me Ilary Blasin. Por para kësaj kisha ndjesinë se diçka nuk shkonte. Një 36-vjeçar nuk duhet të sillet kështu”.
Ajo zbulon shumë nga “koordinatat” misterioze deri tani të të dashurit të ri të Ilary Blasi dhe çfarë bën ai. Sipas “Novella 2000”, mbiemri i Bastian është Muller Pettenpohl. Ai punon në kompaninë familjare, “Pettenphol”, e themeluar në vitin 1874.
Është një kompani që merret me shpimin e puseve të thella. Së bashku me një partner, Bastian drejton një kompani që merret me reklamat dixhitale. Të dyja kompanitë janë të vendosura në Wachtersbach, 50 kilometra larg Frankfurtit.
Claudia Aquino, 24 vjeçe, me nënë polake dhe baba italian, e cila jeton në Frankfurt e njeh prej kohësh sipërmarrësin: “Bastian është 36 vjeç, përgjithësisht nuk i pëlqen gratë më të vjetra se vetja, sikurse Ilary, e cila është 41 vjeçe. Mund të flasësh lirisht me të, i mungonte mamaja. Bashkë kishim biseda intime dhe të thella”.