Raportohen detaje të reja nga gjetja e një skeleti në Greqi.
Kujtojmë që skeleti u gjet gjysmë i zhvarrosur në rrugën Mourikiki në Tebë ditën e djeshme.
Sipas informacioneve të mediave greke , i ndjeri mbante letërnjoftim policor të një krimineli shqiptar. Personi në fjalë ka qenë i burgosur vite më parë i burgosur për një çështje droge. Në vitin 2011 ai u lirua dhe nuk u kthye më.
Për të përcaktuar nëse skeleti i njeriut i gjetur është me të vërtetë i tij, autoritetet do të marrin një mostër të ADN-së nga vëllai i tij dhe do ta krahasojnë atë me ADN-në e të vdekurit. Sipas deklaratës së vëllait, komunikimi i tyre i fundit ka qenë një muaj më parë dhe prej atëherë nuk kanë folur më.
Megjithatë, mjekët ligjorë nuk ka arritur ende në konkluzionin nëse vdekja e tij ka ardhur si pasojë e një vrasjeje apo për shkaqe patologjike, gjë që pritet të zbardhet pas analizave të specializuara.