Identifikohet autori i dyshuar i sulmit të rëndë në një shkollë të mesme dje në Michigan. Nxënësi i vitit të dytë 15-vjeçari Ethan Crumbley raportohet se vuajtur nga ‘bullizmi’ në institucion. Ai vrau tre nxënës dhe ka plagosur tetë të tjerë kur hapi zjarr në shkollën e tij Oxford High School, dje në veri të Detroit.
Mbi autorin Crumbley janë ngritur akuzat si për të rritur, vrasje, terrorizëm, sulm dhe zotërim armatimi. Crumbley kishte postuar dhe foto të armës së tij para sulmit në shkollë.
Sipas autoriteteve, janë zbuluar disa postime të autorit ku paralajmëronte masakrën, por nuk ishin njoftuar për to përveçse pas sulmit.
Në një llogari në Instagram me emrin e Crumbley, e cila tashmë është mbyllur, shkruhej: “Tani unë bëhem Vdekja, Shkatërruesi i botës. Shihemi nesër shkolla Oxford”.
/Priza.al/