Kushdo që ka parë sezonin e parë të “The Squid Game” do të ketë pyetur veten: ku është ishulli ekzotik ku zhvillohen lojërat? Ku i çojnë ata protagonistët për të luajtur lojën vdekjeprurëse?
Përdoruesi i Tik Tok “The Google Earth Guy” duket se e ka gjetur. Kërkimi midis ishujve verilindorë të Koresë së Jugut për një territor që Google Maps e përcakton si “Seungbong-ri” i ngjan shumë formës së ishullit nga seria e njohur Netflix.
Tashmë ekzistojnë dhe zëra që kanë paralajmëruar për mundësinë që aktivitetet e kryera në ishull të jenë të vërteta.
/Priza.al/